Pejanët gjunjëzuan Drenicën

Futboll

Pejanët gjunjëzuan Drenicën

Nga: Kemajl Goca Më: 16 nëntor 2016 Në ora: 15:03
Diar Miftaraj në aksion

Skuadra e Besës nga Peja triumfoi me rezultat 2:1 ndaj Drenicës nga Skenderaj, në takimin e javës së 14-të të Vala Superligës së Kosovës. Futbollistët pejan dëshmuan lojë të mirë dhe me fitoren që shënuan arritën të paktën ta ngushtojnë diferencën me liderin në renditje. Në minutën e 37-të, Xhevdet Shabani ka arritur që me kokë të realizojë nga afërsia, për ta kaluar skuadrën vendase në epërsi. Pas 4 minutave, Mërgim Rexhaj me dinakërinë e tij barazoi rezultatin 1:1.  Besa siguroi fitoren përmes  penalltisë në minutën e 52-të, kur Diar Miftaraj ishte i saktë. Duhet shtuar se në minutën e 65-të, Xhevdet Shabani me një gjuajtje të fortë godet shtyllën e Drenicës. Besa renditet në vend të pestë me 24 pikë ose ka 9 më pak se lideri Trepça ‘89, kurse Drenica bie në vend të tetë me 17 pikë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat