Barcelona, Rakuten sponsori i ri për 220 mln Euro

Futboll

Barcelona, Rakuten sponsori i ri për 220 mln Euro

Më: 16 nëntor 2016 Në ora: 21:44
ilustrim

Barcelona do të ketë një emër të ri në fanellën e saj duke nisur nga sezoni 2017-2018, me Rakuten që u bë sponsori i ri i skuadrës katalanase në bazë të një marrëveshje prej 4 vitesh por që synohet të zgjatë më shumë, dhe që në këtë hark kohor do ti japë Barcelonës 220 milionë euro.

E themeluar në vitin 1997 Rakuten është një ndër kompanitë më të mëdha në Japoni, ka filluar shtirjen e saj jashtë vendit niponik në 2005 strategji që synon ta zgjerojë në mbarë botën përmes akordit me një prej klubeve më të mëdha të futbollit në planet.

Rakuten do të zëvendësojë në këtë mënyrë Qatar Airways si sponsor kryesor i Barcelonës, rol që Qatar Airways e mori në 2013 dhe rinovoi marrëveshjen në fillim të sezonit 20015-2016 edhe për një vit tjetër.

Të njëjtin opsion e gëzon edhe Rakuten, kompania japoneze që ka marë rolin e partnerit kryesor global të Barcelonës për katër vjet, mund ta zgjase marrëveshjen më pas edhe për 12 muaj.

Deri ne vitin 2011 klubi katalanas kishte refuzra të mbante një sponsor në fanellë, tabu që e theu duke mbajtur së pari e Organizatës humanitare Unicef.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat