Barcelona është favorite

Futboll

Barcelona është favorite

Më: 18 nëntor 2016 Në ora: 17:47
Lojtarët e Barcelonës me trajnerin

Barcelona beson se do të arkëton tri pikë nga ballafaqimi i nesërm (16.15) me Malagën, në kuadër të javës së 12-të të Kampionatit të Spanjës. Barcelona ka rastin ta marrë kreun e renditjes në rast se Real Madridi dështon në derbin me Atletico Madridin. Enrique ka dhënë një deklaratë interesante për rezultatin e derbit të Madridit, Atletico –Real: “Nëse fitojmë me Malagë, do ta shoh. Për sa i përket rezultatit, dua që të dyja skuadrat të humbasin. E di se kjo s’është e mundur”. Barcelona është në vend të dytë me 25 pikë, dy më pak se Reali.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat