Juvja “shkrin’ Pescarën, Napoli tri pikë në Friuli

Futboll

Juvja “shkrin’ Pescarën, Napoli tri pikë në Friuli

Më: 19 nëntor 2016 Në ora: 23:34
ilustrim

Juventusi bëri thjesht detyrën në sfidën e shtëpisë me Pescarën të cilën e mposhti me rezultatin e thellë 3-0. Në “Juventus Stadium” ekipi i Massimo Oddos rezistoi vetëm 35 minuta lojë, me Khedirën që befasoi me një goditje të shpejtë në zonë pas pasimit të Mandzikuc. Dy futbollustët bardhezi shkëmbyen rolet në të 63-ën pasi ishte gjermani ai që asistoi sulmuesin kroat për golin e 2-0.

Shpresat e Pescarës për të marrë pikë në këtë transfertë u venitën përfundimisht në të 69-ën me golin e Hernanes me një goditje të kalibruar nga disntanca. Nga shqiptarët Pescarës luajti titullar vetëm Ledian Memushaj, ndërsa Rey Manaj qëndroi gjatë gjithë kohës në stolin e rezervave. Pas kësaj fitoreje Juventusi shkon në kuotën e 33 pikëve, ndërsa Pescara mbetet në zonën e ftohtë me vetëm 7 pikë.

Një dygolësh i Lorenzo Insignes brenda 10 minutave në fillim të pjesës së dytë i mjaftoi Napolit për të marrë tri pikë në Friuli ndaj Udineses. 45 minutat e para në fakt ishin më të mira për vendasit, që iu afruan rrezikshëm portës së Reinës, por pa mundur ta dërgojnë topin në rrjetë. Në minutën e 47-të doli në skenë Insigne që shfrytëzoi në qendër një pasim të ardhur nga djathta nga Callejon. 10 minuta më vonë i njëjti futbollist shfrytëzoi një gabim të mbrojtjes duke e cuar rezultatin në 2-0.

Perica kërceu bukur me kokë pas një këndoreje duke ngushtuar diferencën në 2-1, por friulanët nuk patën forcë për të shënuar një tjetër gol që do të shmangte humbjen. Në Bentegodi të Veronas Chievo fitoi 1-0 me Cagliarin, me gol të Gobbit në minutën e 53-të. Një fitore që i jep frymëmarrjeje skuadrës së Kievos pas disa rezultateve negative radhazi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat