Ferizaj shokon kampionin

Futboll

Ferizaj shokon kampionin

Nga: Kemajl Goca Më: 20 nëntor 2016 Në ora: 14:53
Ferizaj

Pak kush kishte besuar se Ferizaj do ta mposhtë kampionin në fuqi, Feronikelin nga Drenasi. Ferizajasit treguan se fitorja si mysafirë i Gjilanit me 1:0 nuk ka qenë e rastësishme, kësaj here si vendas e mposhtën me rezultat 2:0 Feronikelin. Një fitore që i jep shpresa të mëdha për të ikur nga zona e rrezikut. Kryetrajneri i Ferizajt, Arsim Abazi, është sikur në qiellin e shtatë, sepse ka arritur dy fitore radhazi ndaj dy ekipeve shumë të forta. 45 minutat e parë ishin vendimtare, kur vendasit realizuan dy gola të shpejtë dhe tronditëse për rivalin. Në minutën e 27-të, Jasir Selmani, një futbollist i palodhur për bukuri asistoi dhe Elbasan Thaçi shënoi për 1:0. Pas tetë minutave (35’), Muhabi Bushi shënon për fitoren e ferizajasve me rezultat 2:0. Ferizaj renditet në vend të 9-të me 13 pikë, kurse Feronikeli është i katërti me 29 pikë pas 14 jave në elitën e futbollit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat