Gashi pësoi në gjysmëfinalen e parë amerikane

Futboll

Gashi pësoi në gjysmëfinalen e parë amerikane

Nga: K.Goca Më: 23 nëntor 2016 Në ora: 11:06
Gashi

Skuadra e  Colorado Rapids në udhëtim pësoi me rezultat 2:1 nga Seattle Sounders, në ndeshjen e parë të gjysmëfinales së play-off-it të Ligës Amerikane (MSL) në futboll. Sulmuesi i kombëtares së Shqipërisë, Shkëlzen Gashi, u paraqit plot 78 minuta për Colorado-n, por nuk ia dolën që të kthehen me rezultat pozitiv. Për vendasit shënuan: Morris (19’) e Lodeiro (61’-nga penalltia) dhe për mysafirët: Doyle (13’). Megjithatë, Gashi me shokë shpresojnë që do t’i revanshohen rivalit në takimin e kthimit dhe të sigurojnë kalimin në finale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat