Flet pronari i kompanisë ‘Lamia’, tregon shkaqet e rrëzimit të aeroplanit

Futboll

Flet pronari i kompanisë ‘Lamia’, tregon shkaqet e rrëzimit të aeroplanit

Më: 30 nëntor 2016 Në ora: 11:30
Aeroplani

Themeluesi i kompanisë ‘Lamia’, aeroplani i të cilës u rrëzua në Kolumbi, ku la të vdekur 75 persona, ka folur rreth shkaqeve që kanë mundur të dërgojnë deri në rrëzimin e aeroplanit.

Ricardo Albacete, gjatë një deklarate për mediet spanjolle, ka thënë se ndihet shumë i mërzitur për këtë fatkeqësi, por refuzoi të pranoi se aeroplani ka mundur të ketë probleme teknike.

Sipas tij, problemi me sistemin elektrik ka mundur të vije pas ndonjë goditje të rrufesë që ka mundur të marrë aeroplani gjatë fluturimit. Faktikisht, klubi brazilian Chapecoense udhëtonte me këtë aeroplan, ku lojtarët e saj, humbën jetën pas një aksidenti ajror.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat