Real Madridi dyshon te gjyqtari i El Clasicos

Futboll

Real Madridi dyshon te gjyqtari i El Clasicos

Më: 30 nëntor 2016 Në ora: 14:36
Galaktikët kanë frikë se mund të përsëriten episodet e çuditshme të sezonit 2011-2012

Të shtunën bota do të mbajë frymën për ndeshjen më të madhe të vitit, Barcelona – Real Madrid.

Përballja më e bujshme dhe spektakolare do të zhvillohet në “Camp Nou”, aty ku një humbje e vendasve do ta çonte në minus 9 pikë diferencën ndërmjet dy skuadrave, rivale të përhershme në kampionatin spanjoll.

Kështu, në Madrid ka nisur të intensifikohet mendimi se rezultati i sfidës mund të ndikohet nga gjykimi.

Teksa Real Sociedad të dielën iu mohua një gol i rregullt kundër katalanasve në “Anoeta”, paranoja e kampionëve të Evropës merr më shumë kuptim kur kujton edhe penalltinë që iu dha Sporting Gijon kundër madrilenëvee në fitoren 2-1 të këtyre të fundit në transfertë.

Si pasojë, Galaktikët kanë frikë se mund të përsëriten episodet e çuditshme të sezonit 2011-2012, kur skuadra e Jose Mourinhos u përplas në menyrë konstante me gjyqtarë në rrugën e tyre drejt 100 pikëve në La Liga.

Ai sezon përfshiu “13 gabimet” famëkeqe të theksuara nga tekniku portugez pas fitores 6-2 në Sevilla, para se të barazonin në Villareal në mars, duke e mbyllur ndeshjen me nëntë lojtarë.

Në kryeqytetin spanjoll mendojnë se kjo mund të ndodhë sërish. Përcaktimi i gjyqtarit Clos Gomez për “El Clasico”, një zyrtar aspak i vlerësuar për ndeshje të rëndësishme në Spanjë, ka shtuar dyshimet.

44-vjeçari është si për “rastësi” një shans i madh për katalanasit, të cilët nuk kanë humbur kurrë të gjykuar prej tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat