Zbulohen 10 arsyet e transferimit të Messit te Interi

Futboll

Zbulohen 10 arsyet e transferimit të Messit te Interi

Më: 1 dhjetor 2016 Në ora: 13:10
Lionel Messi

Pronarët kinezë të Interit kërkojnë që në të ardhmen të kryejnë transferimin më të bujshëm në botën e futbollit, Lionel Messi të nënshkruajë për klubin zikaltër.

E përditshmja italiane ‘Corriere dello Sport’ ka zbardhur ëndrrat e Suning Group, pronarëve të Interit të cilët do të kryejnë këtë transferim në vitin 2018 kur argjentinasit t’i ketë përfunduar kontrata me katalanasit.

Plani i kinezëve është që Interin ta rikthejnë në elitën e futbollit botëror dhe të transferojnë lojtar të mëdhenjtë si: James Rodriguez ose Alexis Sanchez.

Në vijim të speciales për ditën e sotme, “Corriere dello Sport” ka zbuluar edhe 10 arsyet e transferimit të Messit në “San Siro”.

1. Ambiciet e pronarëve kinezë ‘Suning Group’

2. Krenaria e Interit

3. Do jetë transferimi rekord në ‘San Siro’

4. Leo do të tërheqë emra të tjerë të mëdhenj

5. Ndërmjetës argjentinasi Zanetti

6. Pakënaqësia në Barcelonë: Të gjithë emrat e mëdha kanë ndryshuar ekipet

7. Tradita e transferimeve të bujshme Barça-Inter nga Luisito Suarez Miramontes, Eto'o duke përfunduar me fenomenin Ronaldo

8. Më shumë para nga sponsorët: Me Messin Barça ka trefishuar të ardhurat (nga 202 milion në 608 milion në vit)

9. Synimi i sponsorit zikaltër ‘Pirelli’

10. Sfida e Messit në Milano.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat