Ja për sa para ka mundur ta blejë Barcelona Ronaldon

Futboll

Ja për sa para ka mundur ta blejë Barcelona Ronaldon

Më: 1 dhjetor 2016 Në ora: 20:53
Cristiano Ronaldo

Cristiano Ronaldo ka qenë afër kalimit te Barcelona në vitin 2003.

Ish-presidenti i Barcelonës, Joan Laporta ka zbuluar sesi klubi klubi katalanas ishte afër të nënshkruante me Ronaldon për 17 milionë euro kur lojtari kishte 18 vjet.

Vetëm disa vite më vonë ai u bë lojtari më i shtrenjtë në histori të futbollit, kur Real Madridi kishte paguar 94 milionë euro për ta transferuar atë nga Manchester United më 2009.

“Kur erdhëm ne në krye të Barcelonës, transferuam Ronaldinhon, Rafael Marquezin dhe Ricardo Quaresman”, ka thënë Laporta për AS.

“Nisëm rindërtimin e ekipit. Crisitano atë kohë ishte shumë afër të nënshkruante me Unitedin”.

“Agjenti i Marquez dhe Quaresmas më tregoi se kishte edhe një lojtar shumë të mirë që quhej Cristiano Ronaldo”.

“Ne i thamë që e njihnim dhe ai na e ofroi Ronaldon për dy milionë euro më pak sesa që ia shiti Unitedit. Pak ditë më pas ai u transferua në Angli për 19 milionë”, tregon Laporta.

Ronaldo ka regjistruar afro 300 paraqitje me United dhe ka realizuar 118 gola, ndërsa tani është vetëm një gol larg të arrijë shifrën e 500 golave në karrierën me klube.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat