Në këtë fushë do t‘i zhvillojnë ndeshjet për edicionin pranveror. Ky është klubi i futbollit Ferizaj. Stadiumi i Qytetit është duke u rinovuar, pra është duke u ndërtuar tribuna e re. Kjo fushë e re është pranë palestrës së sportit “Bill Klinton”. “KF Ferizaj ndeshjet si vendas do t'i zhvillojë tek fusha e re me bari sintetik! Skuadra jonë nga sezoni pranveror ndeshjet si vendas do t'i zhvilloj tek fusha e re (mbrapa palestrës së sporteve), për shkak të punimeve në stadiumin e qytetit 'Ismet Shabani' Skuadra jonë do të luajë gjatë 2 viteve të ardhshme tek fusha me bari artificial”, bëhet e ditur nga klubi.