Arsenal i vihet pas gardianit të Fiorentina

Futboll

Arsenal i vihet pas gardianit të Fiorentina

Më: 3 dhjetor 2016 Në ora: 19:29
Giacomo Satalino

Gunners e kanë përcjellë gardianin e ri për disa muaj dhe tani janë duke shikuar mundësinë e transferimit

Arsenal është duke bërë gati një ofertë për gardianin e Fiorentina, Giacomo Satalino, raportojnë mediet italiane.

Londinezët besohet ta kenë monitoruar atë për disa muaj, nisur nga synimi i Arsene Wenger për zhvillimin dhe krijimin e lojtarëve të mëdhenj.

Raportohet se së shpejti mund të ketë ofertë konkrete, ndërsa Arsenal kthen kokën kah e ardhmja, me Petr Cech tashmë 34 vjecar, që së shpejti do t’i takojë së shkuarës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat