Nuk ndalet Juventus, gjunjëzon edhe Atalantën

Futboll

Nuk ndalet Juventus, gjunjëzon edhe Atalantën

Më: 3 dhjetor 2016 Në ora: 23:51
Juventus

Mungesat në mbrojtje janë problemi i madh i Juventusit këto kohë por pikërisht mbrojtësit ishin ata që i dhanë fitoren Juventusit ndaj Atalantës, me Alex Sandron dhe Ruganin që shënuan të dy në suksesin e bardhezinjve në shtëpi. Ekipi i Allegrit bëri menjëherë autokritike duke mundur 3-1 ekipin e momentit në Serie A, me Atalantën që vinte pas 6 fitoreve radhazi në kampionat. Me Berishën, jashtë për shkak të një dëmtimi, zikaltërit aktivizonin nga minuta e parë sërish Sportiellon. Juventus pati meritën se goditi mjaft shpejt duke mbyllur ndeshjen në vetëm 4 minuta. Alex Sandro ishte ai që ngriti siparin e golave duke shfrytëzuar një pasim të Marchisios në të 15-tën.

Në të 19-tën ndeshja ishte praktikisht e mbyllur me mbrojtësin tjetër Rugani që realizoi pas një asisti të marrë nga Pjanic.
Gjithsesi festa e Juventusit nuk përfundoi me kaq, pasi në pjesën e dytë Mandzukic rregulloi bilancin e sulmuesve duke shënuar dhe golin e 3-0. Në fund Atalanta arriti të shkurtojë diferencën me Freuler, një gol që vlen vetëm për statistika sepse pikët në fund i mori Juventus që vazhdon të ketë diferencë me ndjekësit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat