Bunjaki, i paprekshëm!

Futboll

Bunjaki, i paprekshëm!

Më: 6 dhjetor 2016 Në ora: 17:53
Bunjaki

Federata e Futbollit e Kosovës, njofton se në mbledhjen e KE të FFK-së nën drejtimin e nënkryetarit Agim Ademi, diskutuan për shumë çështje me rëndësi në futbollin tonë. Sipas FFK-së,  përzgjedhësit i kombëtares së Kosovës, Albert Bunjakit, i jepet mbështetje e plotë. “KE analizoi edhe ndeshjet kualifikuese të Përfaqësueses së Kosovës për Kampionatin Botëror – “Rusia 2018”, duke falënderuar Shtabin teknik për angazhim si dhe duke përgëzuar futbollistët për përkushtim për të përfaqësuar Kosovën në mënyrë dinjitoze. KE i jep mbështetje të plotë Shtabit teknik dhe futbollistëve për vazhdimin dhe forcimin e punës në ekipin përfaqësueses”, thuhet nga FFK.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat