Barcelona me lehtësi e mposhti Monchengladbach-in

Futboll

Barcelona me lehtësi e mposhti Monchengladbach-in

Nga: K. Goca Më: 6 dhjetor 2016 Në ora: 22:48
Lionel Messi

Kampioni i Spanjës, Barcelona, me lehtësi e ka mposhtur me rezultat 4:0 ekipin gjerman, Monchengladbach, në ndeshjen e xhiros së fundit të grupit C në Champions League. Barcelona dominoi lojën dhe nuk e kishte të vështirë t’i fitoi tri pikë në fazën përmbyllëse të grupeve.

Lionel Messi e hapi serinë e golave, kur shënoi në minutën e 16-të, duke i lënë rrugën pastaj Arda Turan që shënoi het-trik në minutën e 50-të, 53-të e 67-të. Në gruin C, Barcelona zuri vendin e parë me 15 pikë. Në takimin tjetër, Manchester City dhe Celtic-u, përfundoi me rezultat 1:1.

Image

Iheanacho shënoi në minutën e 8-të për Manchester Cityn dhe Roberts në atë të 4-tën për Celtic-un. Barcelona e Manchester City vazhduan në Champions, kurse Monchengladbach në garat e Europa League.

Grupi C Barcelona- Monchengladbach 4:0 Manchester City-Celtic 1:1

Tabela

1. Barcelona 6 5 0 1 20:4 15
2. Manchester City 6 2 3 1 12:10 9
3. Monchengladbach 6 1 2 3 5:12 5
4. Celtic 6 0 3 3 5:16 3

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat