'Kontratë e konfidencialitetit', me kohëzgjatje 70-vjeçare

Futboll

'Kontratë e konfidencialitetit', me kohëzgjatje 70-vjeçare

Më: 7 dhjetor 2016 Në ora: 13:15
Ronaldo

Gazeta “El Mundo Deportivo” vazhdon të zbulojë informacione të reja rreth “parajsave fiskale” të futbollit, ku sportistë të ndryshëm kanë dërguar paratë dhe I janë shmangur ligjeve përkatëse në vendet ku luajnë. Këto infomacione janë siguruar nga “Der Spiegel”, bashkë me rrjetin hulumtues EIC. Këtë herë kanë dalë në dritë klauzolat e fshehta të kontratave të futbollistëve, por edhe diçka shumë e veçantë për Cristiano Ronaldon. Kjo ka të bëjë me të ashtuquajturën “kontratë e konfidencialitetit”, me kohëzgjatje 70-vjeçare. Kështu, CR7 kërkon diskrecion të plotë nga punonjësit e tij në shtëpi. Portugezi ka nënshkruar një marrëveshje konfidencialiteti me punonjësit e vet, të cilët nuk mund të thonë asgjë në lidhje me jetën e tij private deri 70 vite pas vdekjes së lojtarit, apo familjarit të fundit të tij. Mashtrimi me taksat – Cristiano Ronaldo i ka ruajtur që në fillim të vitit 2009, disa muaj përpara mbërritjes së tij te Real Madridi, të ardhurat nga të drejtat e imazhit, duke iu shmangur taksave.

Këtë gjë e ka bërë duke i depozituar paratë në disa kompani, në Ishujt Virgjin, një strehë e taksave në Karaibe. Këto kompani operojnë në mënyrë të errët, përmes mashtrimit ligjor. Dhe tani, një nga lojtarët më të mirë në botë, Cristiano Ronaldo, është vënë në qendër të akuzave. Zbulimet i përkasin rrjetit europian EIC, ndërsa publikimi revistës gjermane “Der Spiegel”. Në gjashtë vitet e para, “Tollin Associates”, një kompani me bazë në një zyrë postare të “Road Town” ka mbrojtur 74.8 milionë euro reklama të yllit portugez. Në vitin 2015, dy kompani të tjera, në të njëjtën strehë taksash të Karaibeve dhe me të njëjtin drejtim, si “Tollin”, ia kanë blerë Ronaldos të drejtat e imazhit deri në vitin 2020m me 75 milionë euro. Operacioni është kryer nga “Mint Capital”, një kompani e lidhur me biznesmenin Peter Lim, dhe përfundoi në llogarinë e lojtarit, raporton telesport. Ronaldo mësohet se ka gjeneruar rreth 150 milionë euro në reklama dhe, në sajë të mashtrimit fiskal, fillimisht ka paguar vetëm 5.6 milionë euro në thesarin spanjoll, më pak se 4% të totalit. Ajo që po ashtu ai bëri në një rresht, në fushatën e 2014 të ardhurave. Si rezultat, vetëm një vit më parë, më 3 dhjetor 2015, agjencia e Thesari ka filluar një inspektim mbi deklarimet e yllit të Real Madridit. Pas hetimit të dhjetra lojtarëve, dosja e Ronaldos u pikas me parregullsi të mundshme për vitet 2011, 2012 dhe 2013.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat