Enrique shpreson që Barcelona të këndellet në La Liga

Futboll

Enrique shpreson që Barcelona të këndellet në La Liga

Më: 9 dhjetor 2016 Në ora: 17:01
Luis Enrique

Pas tri ndeshjeve pa fitore, Barcelona kërkon pikët e plota në ndeshjen e radhës në La Liga

Barcelona nuk din për fitore në La Liga që tre ndeshje. Pas barazimit me Malagan, Real Sociedad dhe Real Madrid, ekipi i Luis Enriques do të kërkojë këndelljen të shtunën kur të takohet me Osasunën.

Trajneri i katalunasve, Luis Enrique, thotë se çdo ndeshje si mysafirë ka vështirësitë e veta, të tillë e konsideron edhe atë ndaj Osasunës.

“Çdo ndeshje jashtë shtëpisë është e vështirë, ashtu pritet të jetë edhe ajo kundër Osasunës dhe ne duhet të jemi të përgatitur”, tha Enrique.

“Fakti se fituam ndaj Gladbachut duke luajtur futboll të bukur, është pozitive për ne pasi po vazhdojmë të përmirësohemi”, shtoi ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat