Montella: Më vjen keq për djemtë

Futboll

Montella: Më vjen keq për djemtë

Më: 13 dhjetor 2016 Në ora: 12:09
Montella

Milani doli i mundur nga “Olimpico”, në përballjen ndaj Romës. Trajneri i ekipit Milanit, Vincenzo Montella, është ende i kënaqur me punën e tij, sidomos në pjesën e parë; ndërsa ankohet për golin e shpërdoruar nga Niang (0:0). “Mendoj se pati shumë ide interesante në këtë ndeshje, ndaj të përqëndrohemi vetëm në gabimet nuk duket e drejtë, – tha Montella për mikrofonat e” Sky Sport”. “Më vjen keq për djemtë, sepse me atë që bënë në fushë nuk e meritonin këtë rezultat. Nganjëherë thuhet se Milani është me fat, por nuk ishte. Ju po shihni të luajë një Milan shumë i ri. Jam i kënaqur me djemtë. Jemi një ekip i ri dhe nuk mund të pyesësh për më tepër, nuk mund t’iu kërkoni pjekurinë”, tha Montella. Milani pësoi me rezultat 1:0 nga Roma.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat