Kosova ka rival edhe Holandën

Futboll

Kosova ka rival edhe Holandën

Më: 13 dhjetor 2016 Në ora: 18:41
Logo e FFK-së

Në selinë e UEFA-s në Nion është bërë hedhur shortit për kualifikimet e Kampionatit Evropian 2018 për kombëtaret U-17, ku janë caktuar 13 grupe.  Kosova bën pjesë në Grupin 9, ku janë përfshirë edhe Holanda, Uellsi dhe Hungaria. Ndeshjet kualifikuese të këtij grupi do të zhvillohen në Hungari, më 10, 13 dhe 16 tetor të vitit të ardhshëm. Kosova në këtë short është përfaqësuar nga menaxheri i kombëtares, Bajram Shala. Kampionati Evropian U-17 do të mbahet në Angli në verën e vitit 2018.  Dy skuadrat e para në grupe dhe katër skuadrat e treta më të mira në grupe do të kualifikohen në fazën elitare të kualifikimeve ku do të bashkohen edhe Gjermania dhe Portugalia.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat