Bartomeu: Ky do të jetë trajneri i Barcelonës për sezonin e ri

Futboll

Bartomeu: Ky do të jetë trajneri i Barcelonës për sezonin e ri

Më: 15 dhjetor 2016 Në ora: 10:00
Josep Maria Bartomeu

Josep Maria Bartomeu nuk e konsideron mundësinë e angazhimit të një trajneri të ri në Barcelonë as pas përfundimit të këtij sezoni.

Presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu ka insistuar se Luis Enrique do të mbetet në postin e trajnerit për sezonin e ardhshëm.

Kontrata e Enriques ka hyrë në muajt e fundit dhe palët ende nuk kanë arritur marrëveshje për vazhdimin e saj.

Por, Bartomeu nuk planifikon ndryshime.

“Dëshira jonë është të vazhdojmë edhe pas verës”, deklaroi ai për mediat spanjolle.

“Por, ne nuk do të ulemi për të biseduar me të deri në fund të sezonit. Ai është trajneri që e dëshirojmë në ekip”, theksoi Bartomeu.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat