Barça garanton te ardhmen me fëmijët e Messi, Suarez e Pique

Futboll

Barça garanton te ardhmen me fëmijët e Messi, Suarez e Pique

Më: 15 dhjetor 2016 Në ora: 22:49
ilustrim

Janë vogëlushë, vetëm 3 vjeçarë, por përfaqësojnë të ardhmen e Barcelonës. Prej baballarëve që janë yje të futbollit botëror kanë ADN-në e kampionëve dhe kjo i mjaftoi katalanëve që të përfshijnë në Akademinë e klubit.

Bëhet fjalë për Thiago Messi-n, Benjamin Suarez dhe Milan Pique, të cilët nisën zyrtarisht aventurën në futboll, pas iniciativës së vetë drejtuesve të klubit.

Djemtë e tre prej lojtarëve më të rëndësishëm të Barçës u përfshinë në projektin e ri të katalanëve FCB Escola, kursi ku fëmijëve u mësohet menjëherë stoli i lojës “blaugrana”, me shpresën se ata do të përbëjnë brezin e ardhshëm të yjeve.

Përfshirja e vogëlushëve Messi, Suarez dhe Pique në Akademinë e futbollit tërhoqi vëmendjen e mediave, gazetarëve, por edhe të tifozëve.

Për Lionel Messin dhe Gerard Pique bëhet fjalë për një “deja-vù”, sepse ata së bashku i kanë kaluar të gjitha nivelet e “canterës” së famshme të Barcelonës, duke mbrojtur ngjyrat e skuadrës nga nivelet e moshave dhe tashmë që janë në ekipin e parë.

Tani kjo rrugë mund të ndiqet edhe nga Milan dhe Thiago, të cilëve u shtohet edhe Benjamin Suarez. Të tre kanë nisur shkollën “blaugrana” për ti shndërruar futbollistët e vegjël në kampionë të mëdhenj të së ardhmes.

ADN-ja që trashëgojnë është një garanci dhe nëse 3-vjeçarët do të arrinin në nivelet e prindërve të tyre, te Barcelona mund ta bëjnë gjumin të qetë edhe për 30 vitet në vazhdim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat