Fiorentina e gatshme të shes në janar Badeljin

Futboll

Fiorentina e gatshme të shes në janar Badeljin

Më: 16 dhjetor 2016 Në ora: 08:00
Milan Badelj

Fiorentina mund të jetë e gatshme të shesë mesfushorin e tyre, Milan Badelj, në janar për 11 milionë euro dhe Milani mbetet skuadra e preferuar.

Reprezentuesi i Kroacisë ka refuzuar të nënshkruajë një kontratë të re dhe për këtë arsye do të jetë një agjent i lirë në qershor të vitit 2018.

Sipas Mediaset Premium, Viola janë të gatshëm për lirimin e Badeljit gjatë afatit kalimtar të janarit në mënyrë që mos ta humbasin si transferim të lirë.

Çmimi i tij është rreth 10-11 milionë euro dhe Milan janë të preferuarat e nxehta, pasi ai është i etur për të punuar përsëri me ish-trajnerin e tij te Fiorentina, Vincenzo Montella.

Skuadrat tjera të interesuara për shërbimet e mesfushorit kroat janë edhe Interi, Juventusi në Serie A dhe Chelsea e Tottenham Hotspur në Ligën Premier.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat