Barcelona refuzon futbollistin e Juventusit

Futboll

Barcelona refuzon futbollistin e Juventusit

Më: 17 dhjetor 2016 Në ora: 08:34
Barcelona

Barcelona ka refuzuar mundësinë e interesimit të një futbollisti nga Juventus.

Stephan Lichtsteiner nuk do të transferohet në Barcelonë.

Kampioni i La Ligës ka refuzuar mundësinë e transferimit të mbrojtësit të djathtë të Juventusit, raporton e përditshmja sportive katalane “Mundo Deportivo”.

Aleix Vidal pritet të largohet nga Barcelona gjatë janarit.

Por, pasardhës i tij nuk do të jetë Lichtsteiner.

Gjiganti katalan dëshiron të gjejë një opsion më të mirë për t’i dhënë fund telasheve pas largimit të Dani Alves gjatë verës.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat