Bufon: Do luaj deri në moshën 65-vjeçare

Futboll

Bufon: Do luaj deri në moshën 65-vjeçare

Më: 19 dhjetor 2016 Në ora: 16:01
Portieri i Juventus, Xhianluixhi Bufon

Portieri i Juventus, Xhianluixhi Bufon, duket se nuk ka ndërmend të varë “këpucët në gozhdë”. Këtë të paktën e bën të ditur vetë lojtari i përfaqësues italiane i cili tregon me shaka se është i aftë të luajë deri në moshën 65-vjeçare.

Bufon, i cili mbush 39 vjeç në janar, ka një kontratë me “Zonjën e Vjetër”, deri në fundin e sezonit të ardhshëm.

“Unë ende nuk e ndjej faktin që kam kaluar moshën. Ndoshta do luaj edhe për 10 ose 15 vite të tjera, nuk i dihet. Ndoshta lë futbollin kur të bëj 65 vjeç”, u shpeh italiani për “Tuttosport”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat