Talenti i Kosovës do të provohet në një klub të madh europian

Futboll

Talenti i Kosovës do të provohet në një klub të madh europian

Nga: Kemajl Goca Më: 21 dhjetor 2016 Në ora: 17:12
Edison Kqiku

Ka shumë futbollistë të talentuar në Kosovë dhe vetëm e presin rastin për të shtegtuar në shtetet e jashtme. Disa prej tyre kërkohen nga klubet e ndryshme qoftë brenda, por edhe jashtë vendit. Ndër ta është sulmuesi i talentuar i Hajvalisë, Edison Kqiku, që nuk ka më shumë se 17 vjet, luan në pozitën e sulmuesit të djathtë, është i gjatë 175 centimetra, e kërkojnë disa klube edhe në shtetet e Europës. Ai pritet shumë shpejtë të testohet në njërën nga klubet e mirënjohura europiane, por trajneri i tij, Emin Bajrami, nuk tregon se për cilin ekip bëhet fjalë, por sipas tij, shumë shpejt do të zbulohet emri.  “E vlerësoj shumë këtë lojtarë dhe shpresoj që pa problem do ta bind klubin ku do të shkoj”, tha Bajrami për gazetën kombëtare “Bota sot”. 

“Ai është lojtar i ri dhe më i kërkuari nga elita e futbollit tonë. Ai luan në pozitën e sulmuesit dhe ka shkathtësi. Mirëpo, pa marrë parasysh kërkesave Edisoni me 2 janar udhëton në një klub të madh evropian, ku do të iu bashkohet. Iu premtoj se ky lojtar do të arrijë majat e futbollit evropian”, thotë ai. Bajrami veçon edhe disa karakteristika të talentit të klubit të tij: “Edisonin e veçon shpejtësia, shkathtësia, driblimi dhe kontrollimi i mirë i topit sidomos depërtimet një me një ku e bënë shumë diferencën, gjë që e ka dëshmuar sidomos në ndeshjen me Prishtinën dhe Dritën nga Gjilani”, shprehet trajneri i Hajvalisë. Nëse kalon prova në klubin që pritet të shkojë me 2 janar, do të arrijë lartë? “Po flasë në gjuhën e trajnerit, ju premtoj gjithë ekspertëve që merren me futboll, që ky djalë jo që ka mi arritur objektivat por dashtë Zoti nëse ka fat dhe nuk ka ndonjë lëndim do të flitet për një kohë shumë të shkurtër siç tash po flitet për Milotin (Rashicën)”, ka thënë Bajrami

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat