Ja ku renditet Shqipëria në FIFA

Futboll

Ja ku renditet Shqipëria në FIFA

Më: 22 dhjetor 2016 Në ora: 11:56
Renditja

FIFA ka publikuar sot renditjen e kombëtareve të botës për muajin dhjetor. Asnjë nga skuadrat e grupit tonë kualifikues për në “Rusia 2018” nuk kanë lëvizur nga pozicionet që mbaninnjë muaj më parë. 
Kombëtarja kuqezi mbetet në vendin e 49-të, si muajin e kaluar. Kulmin në këtë renditje, Shqipëria e pati në muajin gusht 2015, vendin e 22-të në FIFA. Një rekord historik në ranglistën e kombëtareve të gjithë botës. Vendi i 84-t ka qenë pozicioni më i keq, që ka pasur kombëtarja shqiptare nën drejtimin e Gianni De Biasit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat