Pedro me këtë deklaratë do të konsiderohet ‘armik’ në Barcelonë

Futboll

Pedro me këtë deklaratë do të konsiderohet ‘armik’ në Barcelonë

Më: 24 dhjetor 2016 Në ora: 09:34
Pedro Rodriguez

Pedro Rodriguez ka injoruar ish skuadrën e tij Barcelona.

Pedro Rodriguez është aq i lumtur në Chelsea sa që ka harruar ish skuadrën e tij Barcelona.

Ai rrezikon të kritikohet nga tifozët e ish skuadrës së tij për deklaratat e fundit për “Blues” ku në mënyrë direkte ka injoruar gjigantin katalan.

“Kurrë nuk kam përjetuar një seri pozitive si kjo që jemi tani në Chelsea”, deklaroi Pedro pas 11 fitoreve të njëpasnjëshme në Premierligë.

Por, të shumtë kanë qenë ata që i kanë përkujtuar Pedros se në kohën kur ai ishte pjesë e Barcelonës me Pep Guardiolën, skuadra fitoi 16 duele të njëpasnjëshme. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat