Iniesta: Kemi lojtarë të mëdhenj

Futboll

Iniesta: Kemi lojtarë të mëdhenj

Më: 25 dhjetor 2016 Në ora: 15:48
Iniesta fu

Barcelona lufton për të gjitha trofetë e mundshme. Ata synojnë titullin në Spanjë, Champions Leaguen, Kupën e Mbretit. Futbollisti i Barcelonës, Andres Iniesta, apo dirigjenti i lojës, shprehet se beson në ekipin e tij. Ai është optimist se Barcelona mund të ketë një edicion të madh. “Ky vit ishte pozitiv, ka gjera që duhet përmirësuar, por unë mendoj se ekipi ka bërë një vit shumë të mirë dhe unë besoj në këtë ekip.  Mendoj se ne kemi lojtarë të mëdhenj dhe më potencial të madh për t’u kthyer dhe për të pasur një sezon të madh”, ka thënë Iniesta. Barcelona është në vend të dytë me 34 pikë pas 16 jave, ka tri më pak se Real Madridi, por kjo e fundit ka një ndeshje të pazhvilluar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat