Lamtumirë Real Madrid, Pepe transferohet në Kinë?

Futboll

Lamtumirë Real Madrid, Pepe transferohet në Kinë?

Më: 26 dhjetor 2016 Në ora: 09:53
Pepe

Pepe, mbrojtësi portugez, pritet të largohet nga Real Madridi në fund të sezonit

E ardhmja e Pepes është larg Real Madridit. Mbrojtësi portugez ka kontratë me Los Blancos deri në fund të sezonit, derisa bisedimet për vazhdimin e bashkëpunimit kanë ngecur.

Sipas të përditshmes sportive madrilene, Marca, Pepe dhe Real Madridit pritet të ndahen pas dhjetë viteve të kaluara së bashku.

Pepe ka oferta nga Kina. Njëri prej tyre është nga ekipi i Hebei Fortune, që drejtohet nga ish trajneri i Real Madridit, Manuel Pellegrini.

Hebei Fortune thuhet se i ka ofruar Pepes një kontratë prej 10 milionë neto në sezon, dy herë më shumë sesa merr në Real Madrid. 

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat