Juventus ëndërron të marrë yllin e Barçës, Andres Iniesta

Futboll

Juventus ëndërron të marrë yllin e Barçës, Andres Iniesta

Më: 26 dhjetor 2016 Në ora: 19:44
Andres Iniesta

Sipas të përditshmes spanjolle, “AS”, Juventus kërkon të transferojë yllin e katalansve, Andres Iniesta, kontrata e të cilin skadon në vitin 2018, dhe gjasat janë të pakta që ajo të rinovohet.

Sipas po këtij burimi, presidenti i Barcelonës, Josep Maria Martomeu, nuk dëshiron t’i zgjasë kontratën Iniestës, kështu “Zonja e Vjetër”, ka mundësi më shumë për të marrë shërbimet e 32-vjeçarit në Torino.

Klubi italian edhe më parë ka bërë lëvizje të tilla, kujtojmë transferimin e Andrea Pirlos nga Milan në vitin 2011, si një lojtar të lirë. Dyshimet ishin të shumta për italianin por ai tregoi që torinozët kishin bërë lëvizjen e duhur. Në të kaluarën Juventus ka transferuar Dani Alves nga Barcelona, dhe sipas burimeve në Spanjë ata ëndërrojnë të marrin edhe Iniestën. Nëse ky i fundit nuk e rinovon kontratën, atëherë Juve pritet të bëjë një ofertë konkrete në fund të sezonit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat