Bonuçi: Për pak do të lija futbollin për djalin tim

Futboll

Bonuçi: Për pak do të lija futbollin për djalin tim

Më: 27 dhjetor 2016 Në ora: 15:01
Bonuçi me djalin e tij

Lojtari i Juventus ka folur rreth karrierës së tij si futbollist, dhe ka zbuluar se për pak mendoi të linte futbollin, për shkak të sëmundjes së djalit të tij.

I pyetur për festat e fundvitit, Bonuçi është shprehur se dhurata më e mirë për të është shërimi i djalit të tij, i cili është i sëmurë që prej qershorit të këtij viti.

“Ai po luan përsëri me vëllain e tij. Ai është operuar përsëri para disa kohësh dhe gjërat duken se po shkojnë më mirë. I jam mirënjohës gruas sime e cila më ndihmoi të kaloja këtë periudhë,” u shpreh 29-vejçari,

“Kur djali u operua, unë u ula në qoshe të dhomës, dhe bisedova me Zotin. ‘Le të bëhet vullneti yt’, i thashë. I thashë dhe të mos harronte se ai është vetëm një fëmijë. Gjatë atyre javëve mendova të lija futbollin. Thjesht nuk mendoja më dot për futbollin. Më duhet ta lija”, përfundoi Bonuçi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat