Juventusi afër mesfushorit të Genoas

Futboll

Juventusi afër mesfushorit të Genoas

Më: 27 dhjetor 2016 Në ora: 18:30
Tomas Rincon

Juventus janë shumë afër që të nënshkruajnë me mesfushorin e Genoas, Tomas Rincon.

Mesfushori defanziv ka treguar formë të mirë me fanellën e Genoas prej ardhjes së tij në vitin 2014.

Lajmet e fundit që vijnë për të janë pozitive pasi që mesfushori ka oferta nga dy apo tri klube.

Sipas gazetarit Gianluca Di Marzio lojtari pritet të vendos brenda ditëve të ardhshme, ndërsa Juventusi e sheh si përforcim për ta mbrojtur titullin në Serie A dhe Kupën e Italisë.

Po ashtu ai ka të drejt të luajë edhe në Ligën e Kampionëve.

James Rodriguez, Steven N’Zonzi, Axel Witsel, Corentin Tolisso dhe Tiemoue Bakayoko janë lojtarë të tjerë që pëlqehen nga Juve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat