Hazard: Duam të hyjmë në histori

Futboll

Hazard: Duam të hyjmë në histori

Më: 28 dhjetor 2016 Në ora: 14:33
Eden Hazard

Eden Hazard ka paralajmëruar rivalët e Çelsit, se skuadra e tyre nuk ka për të ngadalësuar këtë ritëm.

Mesfushori belg po shkëlqen këtë sezon nën drejtimin e Antonio Conte-s ndryshe nga një sezoni i kaluar krejtësisht ndryshe për të.

“Ndihemi mirë. Kemi shumë vetëbesim. Po i marrim ndeshjet me radhë. Nuk shikojmë rekordet por nëse do mundim do ishte mirë të hynim në histori”, u shpreh Hazard.

Çelsi është shumë pranë thyerjes së rekordit, ku ka fituar 12-të ndeshje radhazi, dhe për vetëm 2 ndeshje të tjera të fituara, do të hyjnë në historinë e Premier Ligës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat