Shprehjet më të mira në futboll të thëna në vitin 2016

Futboll

Shprehjet më të mira në futboll të thëna në vitin 2016

Më: 30 dhjetor 2016 Në ora: 14:51
Van Gaal

Ky vit ka qenë i mbushur me të papritura, ndryshme trajnerësh, lojtarë të shtrenjtë të transferuar, turne të ndryshme, kështu që në një vit, ka patur shumë shprehje të trajnerëve apo lojtarëve, apo njerëz të lidhur me sportin, shprehje të cilat u bënë shpejt të populluara.

‘Nuk kam informacion për rezultatet në këtë moment [në Premeir Ligë], por dëgjova që Bajern ka humbur. Hahahaha!’ – Jurgen Klopp

‘Kjo është një hakmarrje. Dhe është personale, jo profesionale... Pep qesh me ty gjithë kohës. Ai të bën të besosh se ju jeni miq të mirë, dhe në fund të tradheton’ – agjenti i Jaja Ture

‘Ajo më pyeti nëse mund t’i blija një ‘iPad’ në Amerikë, pasi në Itali nuk ishte ene i disponueshëm. Pastaj nuk e di, nëse Wanda donte vërtet tabletin apo të fliste me mua’ –Mauro Ikardi, në autobiografinë e tij ku zbulon se gruaja e Diego Lopez flirtonte me të.

‘Unë nuk flas për tradhtarë’ –Diego Maradona, duke folur për treshen Icardi-Wanda-Lopez.

‘Dëshirë, është fjalë e madhe. Unë do të përdorja fjalën ‘të eksituar’ për të përshkruar lojtarët e mi’ –Van Gaal

‘As që dua t’ia di se çfarë mendon Ksavi për mua. Ai luan në Katar, unë as që di ku i bie. Ai ka fituar trofe të rëndësishëm, por jo Topin e Artë’. – Kristiano Ronaldo

‘Nëse e gjithë skuadra do ishte në nivelin tim do ishte fantastike’ –Kristiano Ronaldo

‘Shpresoj qe ‘Puma’ mos të jetë duke prodhuar prezervativë’ –Xherdan Shaqiri, pas grisjes së bluzës së tij, në ndeshjet e EURO 2016.

‘I tillë është futbolli, njëherë do jesh qeni, njëherë do jesh pema’ – Mario Gëtze

‘Edhe Supermeni është Klark Kenti ndonjëherë’ – fansat e Juventus-it, duke treguar mbështetje për portierin Bufon

‘Karranger lojtar i keq, lojtar i mirë, shumë që e urrejnë? Askush s’do t’ia dijë’ –Baloteli

‘Herën e fundit që kam ngritur një kupë, ishte një kanoçe ‘Redbulli’’ –Vardi

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat