Clattenburg pëlqen idenë për të referuar në Kinë

Futboll

Clattenburg pëlqen idenë për të referuar në Kinë

Më: 30 dhjetor 2016 Në ora: 22:38
Mark Clattenburg

Federata e Futbollit të Kinës ka shprehur interesim për gjyqtarin Mark Clattenburg.

Clattenburg është zgjedhur gjyqtari më i mirë i vitit 2016 dhe gjatë këtij viti ai referuar disa nga ndeshjet më vendimtare. Fillimisht Clattenburg ka qenë gjyqtar kryesorë në finalen e Ligës së Kampionëve e më pas në atë të Euro 2016.

Raportimet e ditëve të fundit se federata kineze ka shprehur interesim për të, anglezi pranon që do t’i pëlqente ideja që të ndërronte ambient dhe të shkonte në Kinë, nëse i vjen ndonjë ofertë zyrtare.

“Kina është një vend që e ka futbollin në zhvillim, këtë e tregon më së miri trendi i fundit i transferimit të lojtarëve”, ka deklaruar Clattenburg për Associated Press.

“Nëse do të më vinte një mundësi të shkoja atje, ndonëse jam nën kontratë me Premier Ligën, do ta shihja si një gjë të mirë për karrierën time. Sa vite do gjykojë ndeshje? Unë kam qenë pjesë e Premier Ligës tash e 12 vite të cilat i kam shijuar shumë”, ka thënë ai.

Clattenburg ka shtuar gjithashtu që nëse do të shkonte në Kinë nuk do ta bënte këtë për shkak të parave.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat