Serie A dhe Holanda ‘vlon’ nga shqiptarët!

Futboll

Serie A dhe Holanda ‘vlon’ nga shqiptarët!

Nga: Kemajl Goca Më: 1 janar 2017 Në ora: 11:33
Milot Rashica

Në Serie A, Elseid Hysaj me Napolin synojnë të jenë në mesin e katër skuadrave më të mira, Etrit Berisha hiq lëndimit së fundi, ka qenë njeriu më i merituar për rezultatet e lakmueshme të Atalantës, Arlind Ajeti nuk ka minutat e merituar, pasi që një periudhë u ballafaqua me një lëndim.  Ledian Memushaj e Rey Manaj nuk po arrijnë rezultate të mira me Pescara-n, ndërsa Përparim Hetemaj si gjithnjë i papërtueshëm dhe ndër më të mirët te Chievo. Frederik Veseli me Empolin nuk janë në rrugë të mirë të rezultateve, Blerim Xhemaili po dëshmohet gjithnjë e më i mirë te Bologna, sikurse edhe portieri i talentuar Thomas Strakosha në fanellën e Lazio-s. Në elitën e futbollit holandez, Milot Rashica, talent i madh dhe shumë herë vendimtarë në fitoret e Vitesse-s, ndërsa Bersant Celina është adaptuar mjaft mirë dhe ka qenë disa herë edhe ndër më të mirët te Twente. Arbër Zeneli, sulmues i spikatur dhe që i jep shpirt lojës së Heerenveen-it, kurse Sinan Bytyqi me G.A. Eagles patën një vjeshtë të zymtë dhe janë fundosur në renditje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat