Barcelona dhe Milan në ‘luftë’ për mbrojtësin e PSG-së

Futboll

Barcelona dhe Milan në ‘luftë’ për mbrojtësin e PSG-së

Më: 1 janar 2017 Në ora: 18:49
Serge Aurier

Sipas gazetës franceze, L’Equipe, Milani dhe Barcelona janë të interesuar në shërbimet e mbrojtësit të Paris Saint-Germain, Serge Aurier.

Rossonerët mendojnë për një ofertë vetëm për sezonin e ardhshëm dhe për atë janë të shqetësuar, pasi janë ende në pritje të ardhjes së pronarëve kinezë.

Në anën tjetër, Barcelona janë të përgatitur për të bërë ofertë për shërbimet e tij qysh në afatin kalimtar të janarit.

Reprezentuesi nga Bregu i Fildishtë është njëri nga më të dalluarit te kampionat e shumëfishtë francez që nga transferimi i tij në korrik të vitit 2014 nga Toulouse për 10 milionë euro.

Në këtë sezon, Aurier ka bërë 16 paraqitje në të gjitha garat, duke kontribuar me katër asistime, ndërsa çmimi i tij besohet të jetë rreth 15 milionë euro.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat