Barcelona tremb Juventusin, përgatit ofertën e parë për Dybalan

Futboll

Barcelona tremb Juventusin, përgatit ofertën e parë për Dybalan

Më: 2 janar 2017 Në ora: 21:48
Paulo Dybala

Paulo Dybala ka përfunduar në radarët e Barcelonës.

Paraqitjet fantastike me fanellën e Juventusit, kanë zgjuar interesimin e shumë skuadrave të mëdha për Paulo Dybalan, me në krye Barcelonën që e pëlqen shumë argjentinasin.

Sipas Gazzetta dello Sport, ofertën e parë të katalanasve e ka refuzuar menjëherë ‘Zonja e Vjetër’.

Por Barça këmbëngul për lojtarin dhe pritet që në të ardhmen e afërt t’ia paraqesë Juves një ofertë të re dhe më joshëse.

Para se të fillonte ky sezon, drejtori sportiv i Barcelonës Ariedo Brada ka thënë: “Kë do ta merrja nga Serie A? Pa asnjë dyshim Dybalan dhe Buffonin”.

Aktualisht Dybala është në bisedime me Juventusin për vazhdimin e kontratës, me klubin bardhezi që i ka ofruar atij një pagë prej 7.5 milionë eurosh në vit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat