Mesfushori brazilian i hapur për një kalim te Juve

Futboll

Mesfushori brazilian i hapur për një kalim te Juve

Më: 3 janar 2017 Në ora: 15:28
Luiz Gustavo

Juventus ka konfirmuar transferimin e Tomas Rincon këtë mëngjes, por lojtari i përfaqësueses venezuelase, mesa duket nuk mjafton për “Zonjën e Vjetër”.

Ndërsa Axel Vitsel, i cili ishte prioriteti numër një i torinezëve, ka rënë dakord për të luajtur në Kinë, ndërsa Juventus tashmë kthen sytë nga mesfushori brazilian, Luiz Gustavo, i cili është në kontratë me Volskburgun deri ne vitin 2018.

Sipas ‘Kicker’, Luiz Gustavo është i hapur për të kaluar në “Juventus Stadium” këtë muaj. Torinezët janë gati të ofrojnë 20 milionë euro për shërbimet e 29-vjeçarit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat