Bayerni përgatitet në Doha

Futboll

Bayerni përgatitet në Doha

Më: 4 janar 2017 Në ora: 14:08
Stërvitjet e Bayernit

Bayern Munihu nisi zyrtarisht fazën përgatitore në Doha të Katarit. Trajneri Carlo Ancelotti bëri yjet e tij të djersijnë për 67 minuta në seancën e parë stërvitore të zhvilluar në fushat moderne të “Aspire Academy”-s. Tre lojtarë nuk qenë në gjendje të stërviteshin: portieri zëvendësues Sven Ulreich (probleme muskulore), Javier Martinez (ftohje) dhe Kingsley Coman (u stërvit veçmas në hotel, do të vonojë për t’u rikthyer në skuadër). Në veçanti, stërvitjen e shijuan Thomas Müller, Joshua Kimmich dhe Mats Hummels, të cilët për 30 minuta provuan të gjuanin tranversën e portës. Fituesi: Kimmich! Humbësi: Hummels. Kampioni i botës u detyrua të bëhej tabelë qitjeje në portë për shokët e tij, duke kthyer shpinën. Kjo është kthyer në një traditë te bavarezët. Pas stërvitjes, kampionët e Gjermanisë qetësuan muskujt me akull dhe më pas hëngrën drekën të gjithë bashkë në hotel.Katër lojtarë zgjodhën një tjetër sport për të hequr mendjen, golfin, raporton telesport. Franck Ribery, Douglas Costa, David Alaba dhe Rafinha u dukën në humor të mirë duke luajtur me njëri-tjetrin në pronën ku gjithçka vlerësohet me pesë yje. Rekordmenët do të rikthehen në stërvitje pasdite. Ata do të punojnë fort deri më 11 janar për të qenë në formë për fazën e dytë të sezonit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat