Juve kërkon shërbimet e Ivan Rakitiç

Futboll

Juve kërkon shërbimet e Ivan Rakitiç

Më: 4 janar 2017 Në ora: 14:33
Ivan Rakitiç

Juventus po planifikon një ofertë verën e këtij viti për lojtarin e Barcelonës, Ivan Rakitiç, por përveç tij janë edhe disa emra të tjerë në listën e dëshirave të torinezëve.

Sipas ‘Tuttorsport’, mesfushori i PSG-së Marko Verati, vazhdon të qëndrojë në krye të listës, po ashtu edhe Luka Modriç i Real Madridit, por tashmë edhe Rakitiç i është shtuar listës.

Sipas raporteve në vend, nuk është hera e parë që Juve kërkon shërbimet e Rakitiç, pasi edhe më herët ka dashur të transferojë kroatin në ‘Juventus Stadium’. Largimi i mundshëm i Miralem Pjaniç drejt Arsenalit do të thotë se “Zonja e Vjetër’ do të kërkojnë më ngulm shërbimet e 28-vjeçarit nga Barcelona gjatë kësaj vere.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat