Griezmann transferohet në Angli për 100 milionë funte

Futboll

Griezmann transferohet në Angli për 100 milionë funte

Më: 6 janar 2017 Në ora: 12:41
Antoine Griezmann

Antoine Griezmann mund të jetë goditja e madhe e Manchester United.

Gjiganti anglez po kërkon me çdo kusht transferimin e sulmuesit të talentuar francez.

Griezmann ka shkëlqyer në tri vitet e fundit në La Liga, dhe ka rritur ndjeshëm çmimin e tij.

Sipas asaj që ka shkruar e përditshmja angleze ‘The Sun’, francezi ka marrë një ofertë nga United.

‘Djajtë e Kuq’, i kanë ofruar atij pagë të njëjtë me Paul Pogban vetëm për ta bindur t’i bashkohet bashkëkombësit të tij në ‘Old Traford’.

Gjithsesi oferta e United në drejtim të Atletico Madrid është tejet e lartë prej 100 milionë funteve.

Mbetet të shihet nëse ‘Los Colchoneros’, do të binden nga oferta e United apo do të kërkojnë më shumë për yllin e tyre.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat