Lajm i madh nga Allegri, zbulon emrin e klubit ku dëshiron të jetë trajner në vitet e ardhshme

Futboll

Lajm i madh nga Allegri, zbulon emrin e klubit ku dëshiron të jetë trajner në vitet e ardhshme

Më: 7 janar 2017 Në ora: 14:15
Massimiliano Allegri

Massimiliano Allegri ka insistuar se nuk planifikon të largohet nga Juventus.

Massimiliano Allegri dëshiron të mbetet trajner i Juventusit për një kohë të gjatë.

Së fundmi spekulohej se ai mund të largohet nga klubi në fund të sezonit. Por, Allegri ka mohuar gjithçka.

“E ardhmja ime? Ndihem mirë në Juventus”, deklaroi ai në konferencë për media para duelit me Bolognan.

“Jam i lumtur dhe shpresoj të mbetem këtu për një kohë të gjatë”, theksoi Allegri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat