Evra mund të qëndrojë te Juve

Futboll

Evra mund të qëndrojë te Juve

Më: 8 janar 2017 Në ora: 14:18
Patrik Evra

Edhe pse së fundmi është lidhur shpesh me një largim nga klubi torinez i Juventus, agjenti i mbrojtësit francez, Patrik Evra tregon se mund të vazhdojë qëndrimin në “Juventus Stadium”.

35-vjeçari ka një kontratë me “Zonjën e Vjetër” deri në fund të sezonit, por shpesh është bërë subjekt i një transferimi te anglezët e Mançester Junajtid apo te klubi spanjoll i Valencias.

“Nuk është e sigurt që ai do të largohet nga Juve. Ka një kontratë deri në fund të sezonit kështu që do vazhdojë qëndrimin në Juventus. Gjithsesi do të shohim ditët në vazhdim”, u shpreh Pastorello, agjenti i mbrojtësit, për “Juvenews.com”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat