Enrique: Merituam tri pikët

Futboll

Enrique: Merituam tri pikët

Më: 8 janar 2017 Në ora: 23:21
Luis Enrique

Luis Enrique është ndalur të flasë pas barazimit 1-1 të Barcelonës ndaj Villarrealit.

Trajneri spanjoll ka thënë pas ndeshjes që skuadra e tij nuk është në rrugën e duhur, por paraqitja e futbollistëve nuk ishte për tu kritikuar.

“Është e qartë se ne nuk jemi në drejtimin e duhur, por unë nuk mund të kritikoj lojtarët e mi”, ka thënë fillimisht Enrique pas ndeshjes.

Tutje, trajneri spanjolle ka bërë me dije që me lojën e treguar skuadra e tij meritoi të fitoi.

“Ne merituam tri pikët”, përfundoi trajneri i Barcelonës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat