Pique: Personit që ia bëra me gisht, ia bëra me dije se i drejtohesha atij

Futboll

Pique: Personit që ia bëra me gisht, ia bëra me dije se i drejtohesha atij

Më: 9 janar 2017 Në ora: 09:03
Gerard Pique duke ia bërë me gisht presidentit të La Ligas

Gerard Pique nuk do të qëndrojë i qetë, ai do të flasë atë që mendon dhe merr përgjegjësi për veprimet e tij.

Mbrojtësi i Barcelonës është përfshirë në kundërthënie pas ndeshjes ndaj Villarrealit duke i akuzuar gjyqtarët për padrejtësi, ndërsa të njëjtën gjë e kishte bërë edhe pas takimit ndaj Athletic Bilbaos.

“Vazhdoj të mendoj të njëjtën gjë si atë ditë në Bilbao. Duhet të keni kujdes, sepse ata analizojnë gjithçka – por le t’i analizojnë (komentet e mia) dhe le të humbin kohë me ato, është e drejta e tyre”, është shprehur spanjolli.

Ai më tej ka thënë se ka pasur dy prekje të topit me dorë në zonë nga lojtarët e Nëndetëses së Verdhë dhe është dashur të ndëshkoheshin me penallti.

Duke folur për atë që bëri duke shkuar në zhveshtore, kur ia drejtoi gishtin presidentit të La Ligas, Javier Tebas, me fjalët “ti e pe vet, ti e pe vet”, Pique ka sqaruar:

“Personit që i thash, ia thash me qëllim që ta dinte se i kushtohej atij. Nuk ka nevojë ta dinë të gjithë se kujt (iu drejtova)”.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat