Enrique: Futbolli jo gjithmonë është i drejtë

Futboll

Enrique: Futbolli jo gjithmonë është i drejtë

Më: 9 janar 2017 Në ora: 10:28
Trajneri Luis Enrique

Trajneri Luis Enrique beson se Barcelona bëri gjithçka që duhej për ta mposhtur Villarrealin, por fatkeqësisht rezultati ishte i barabartë (1-1).

Nicola Sansone e realizoi golin e vendasve në Estadio de la Ceramica, ndërsa një gjuajtje e lirë e Lionel Messit në fund të ndeshjes i shpëtoi mysafirët nga humbja.

Mirëpo, në gjysmën e dytë katalunasit u angazhuan shumë duke kërkuar që ta fitonin ndeshjen, megjithëse kjo nuk ndodhi. Për më shumë, pati kritika kundrejt gjyqtarëve për mosakordim të penaltive në favor të Blaugranëve.

“Skuadra meritoi më shumë, merituam fitoren, por futbolli jo gjithmonë është i drejtë”.

“Villarreali është një ekip që përpiqet të luajë dhe që ka lojtarë cilësorë. Ata e njohin stilin e tyre të lojës së mirë, qoftë me top ose pa të”.

“E dinim se sa e vështirë do të ishte ndeshja ndaj Villarrealit, por e merituam fitoren. Nuk kam asgjë për t’u thënë lojtarëve të mi, bëmë një lojë të shkëlqyer”, ka deklaruar Enrique.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat