Barcelona ia ndalon futbollistëve të marrin pjesë në mbrëmjen e FIFA-s

Futboll

Barcelona ia ndalon futbollistëve të marrin pjesë në mbrëmjen e FIFA-s

Më: 9 janar 2017 Në ora: 15:00
Messi

Klubi katalunas është takuar këtë mëngjes dhe ka vendosur që asnjë lojtar i Barcelonës të mos udhëtojë drejt Zyrihut, për të marrë pjesë në mbrëmjen gala të FIFA-s, ku do të laureohen më të mirët e vitit 2016.

Pas një takimi të stafit sot në mëngjes, siç qëndrojnë gjërat, është parë e preferueshme që lojtarët të mos marrin pjesë.

Kështu, mosprania e Iniesta, Pique, Messi dhe Luis Suarez në ceremoninë e ndarjes së çmimeve të qeverisë botërore të futbollit, është parë si diçka jonormale nga prestigjiozja spanjolle, Marca”.

Sidoqoftë, nuk ka në këtë mes bojkot të FIFA-s nga klubi katalanas, por “shtrëngim të radhëve” nga trajneri Luis Enrique, që e nisi vitin e ri 2017 me një barazim ndaj Villarealit, duke e thelluar hendekun me kreun e La Liga.

Vetë klubi do të përfaqësohet në mënyrë të rregullt nga anëtarët e bordit drejtues. Pas lajmeve mediatike, klubi katalanas lëshoi një deklaratë, duke shpjeguar arsyet e ndryshimit të mendjes (mos udhëtimi i lojtarëve për në Zyrih).

Ndeshja e Kupës së Mbretit, sipas letrës publike të Barcelonës, është “fajtore”, në këtë rast:

“Në mënyrë që skuadra të ketë prioritet përgatitjen e ndeshjes së të mërkurës, kundër Athletic, klubi ka vendosur që lojtarët e ftuar në gala-në e FIFA-s, të nominuar për çmimet më të mira, e cila do të mbahet sot pasdite, nuk lëvizin. Atje do të jenë disa nga udhëheqësit më të rëndësishëm, si presidenti Josep Maria Bartomeu, zv.presidenti sportiv Jordi Mestre, menaxheri Silvio Elias, drejtori i përgjithshëm Oscar Grau, drejtori profesional sportiv Albert Soler, sekretari teknik Robert Fernandez dhe drejtori i futbollit, Raul Sanllehí.”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat