Juventus e Barcelona pas Lallanas së Liverpoolit

Futboll

Juventus e Barcelona pas Lallanas së Liverpoolit

Më: 12 janar 2017 Në ora: 09:11
Adam Lallana

Barcelona dhe Juventus janë gjigantët e fundit evropian që kanë shfaqur interesim për mesfushorin e Liverpoolit, Adam Lallana.

Kampionët e La Ligas dhe Serie A i janë bashkuar skuadrës franceze të Paris Saint-Germain në garë për yllin e Anglisë, sipas Times.

Lallana ka qenë në formë fantastike këtë sezon për The Reds ndërsa ka pasur ngritje në karrierë që prej ardhjes së trajnerit në Anfield Road, Jurgen Klopp.

Reprezentuesit anglez 28-vjeçar kontrata aktuale i mbaron pas dy vjetëve ndërsa disa herë ka pohuar se nuk kërkon të largohet prej Merseysidet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat