Icardi trondit Interin: Mund të transferohem në Kinë

Futboll

Icardi trondit Interin: Mund të transferohem në Kinë

Më: 15 janar 2017 Në ora: 12:29
Mauro Icardi

Është ndoshta duke kaluar një nga momentet më të mira të karrierës duke shënuar gola por edhe duke ndihmuar skuadrën e Interit që të fitojë, por kjo nuk e pengon të mendojë për Kinën.

Bëhet fjalë për sulmuesin argjentinas, Mauro Icardi, i cili ka deklaruar se mund të transferohet në Kinë edhe pse është i lumtur në Inter.

“Jam shumë i lumtur në Inter dhe më pëlqen të luaj në Serie A, por në çdo moment mund t’i bashkohem kampionatit kinez”, ka deklaruar Icardi për Sky Sports Italia.

“Jam vetëm 23 vjeç, jam ende shumë i ri por edhe i kënaqur që mbajë të veshur fanellën e Interit. Ndoshta në Kinë mund ta mbyll karrierën, por nuk do të jetë befasi edhe nëse transferohem më herët”, shton sulmuesi argjentinas.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat